Kalendar për të gjithë ekipin
Çdo doktor ka ngjyrën e vet. Filtroni sipas doktorit ose statusit dhe gjeni një pacient me një kërkim.
Nga rezervimi i takimit te kartela e dhëmbëve, preventivi dhe pagesa e doktorit. MyDent e mban të gjithë punën e klinikës bashkë, me të dhënat e pacientëve të ndara dhe të mbrojtura.
Çdo doktor ka ngjyrën e vet. Filtroni sipas doktorit ose statusit dhe gjeni një pacient me një kërkim.
Regjistroni ndërhyrjet për çdo dhëmb dhe sipërfaqe, me foto, tarifë dhe historik të plotë për pacientin.
Krijoni preventivë me plan pune dhe shkarkojini në PDF.
Një draft me këshilla pas vizitës, që doktori e kontrollon para se ta shohë pacienti.
Ndiqni hyrjet dhe daljet e materialeve, me alarm për stok të ulët dhe skadencë.
Rrogë dhe përqindje mbi punën e kryer, të llogaritura automatikisht çdo muaj.
Pacienti sheh vizitat e veta dhe raportet që publikon klinika.
Kujtoni pacientët për takimin dhe për kontrollin pas gjashtë muajsh.
Shqip, anglisht dhe italisht, sipas zgjedhjes së secilit përdorues.
Zgjidhni doktorin, shërbimin dhe orën. Pacienti merr njoftim me SMS.
Doktori i shënon te kartela e dhëmbëve, dhe puna e kryer shkon vetë te pagesat e muajit.
Kontrolloni raportin, publikojeni për pacientin dhe printoni preventivin ose faturën.
Të dhënat e pacientëve janë të ndjeshme, ndaj aksesi është i kufizuar dhe çdo hyrje lë gjurmë.
Na shkruani dhe ju tregojmë programin me një demo. info@mydent.al